+383 38 222 223 / [email protected]

Publikohen rezultatet e kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar të enjten rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2020.

Federatat, sportistët dhe trajnerët janë vlerësuar nga komisioni përkatës i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Edhe këtë herë në kategorinë A ndodhen gjashtë federata, derisa prinë sërish xhudo, e ndjekur nga futbolli, karate, hendbolli, volejbolli dhe basketbolli.


Ndryshimet më të mëdha kanë ardhur në kategorinë B dhe atë kryesisht për shkak të sukseseve të sportistëve. Mundja dhe boksi nga kategoria C kanë kaluar në B, sikurse tenisi, ndërsa skitaria nga B ka dalë në C.

Krahas mundjes, boksit, e tenisit, kategorinë B e përbëjnë edhe atletika, pingpongu, noti dhe sporti shkollor. Në kategorinë C janë 16 federata, ndërsa në atë D katër sporte.

Listës së kategorizimit të sportistëve iu prinë sërish kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, me 100 pikë, ndërsa xhudistët tjerë si: Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka, kanë nga 60 pikë. Lista vazhdon me sportistw tjerw tw kwtij sporti, derisa të kategorizuar janë edhe sportistët e suksesshëm të karatesë, boksit, atletikës e bodybuildingut.

Xhudo prinë edhe tek kategorizimi i trajnerëve, ku primatin e mbanë trajneri kampion Olimpik, Driton Kuka, që këtë herë ka grumbulluar 212.50 pikë. Pasojnë Besim Brahimi (boks) 27.50 e Shqipe Zogiani (karate) 25 pikë.

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, theksuan se në shumicën e federatave ka pasur ngritje në pikë.

“Na gëzon fakti që gjithnjë e më pak ka ankesa në rezultatet që dalin nga kategorizimi, andaj shpresojmë që këto kategorizime do t’ua lehtësojnë punën federatatve dhe vetë sportistëve e trajnerëve”, deklaroi ndër të tjera presidenti Hasani në konferencën për shtyp.

Kryetari i komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, Shasivar Haxhijaj, tha se 33 federata janë kategorizuar, ndërsa federata e minigolfit dhe golfit nuk janë kategorizuar, kurse bjeshkataria alpiniste nuk ka aplikuar.

Sipas tij, ndryshimi i federatatave ka ardhur kryesisht për shkak të rezultateve të sportistëve të tyre në arenën ndërkombëtare.

Ky është viti i tretë që KOK bënë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.

Në bazë të vlerësimit të pikëve të fituara, Ministria për Kulturë Rini e Sport, do të ndajë buxhetin për federatat gjatë vitit 2020, sikurse që do të ndahen mjete për sportistët dhe trajnerët gjatë këtij viti, bazuar në poentimin e marrë në kategorizim.

VIDEO

KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2020

KATEGORIA A

Federata e Xhudos e Kosovës          86.40 pikë                                        

Federata e Futbollit e Kosovës         79.28 pikë                                        

Federata e Karatesë e Kosovës        78.46                                                 

Federata e Hendbollit e Kosovës      76.05                                                 

Federata e Volejbollit e Kosovës       74.59                                                 

Federata e Basketbollit e Kosovës    74.55                                                 

KATEGORIA B

Federata e Boksit e Kosovës            66.54 pikë

Federata e Mundjes e Kosovës         66.29 pikë                                         

Federata e Atletikës e Kosovës         64.28                                                 

Federata e Sportit Shkollor të          58.55                                                 

Federata e Pingpongut të Kosovës    58.10                                                 

Federata e Notit e Kosovës              57.99                                                 

Federata e Tenisit e Kosovës            50.00                                                 

KATEGORIA C

Federata e Gjimnastikës e Kosovës  47.72 pikë                         

Federata Skitare e Kosovës             46.19 pikë                                        

Federata e Taekwondosë e Kosovës  45.69                                                 

Federata e Shahut e Kosovës          41.65                                                 

Federata e Badmintonit e Kosovës   41.63

Federata Shenjëtarisë Sportive        41.58                   

Federata e Triatlonit e Kosovës        41.26

Federata e Ragbit e Kosovës           40.64

Federata Shigjetare e Kosovës        40.41                                                 

Federata e Çiklizmit e Kosovës         40.10    

Federata e Sportit Universitar          39.04                                                 

Federata e Bodybuildingut              38.91                                                 

Federata e Peshëngritjes                35.96                                                 

Federata e Boëlingut e Kosovës      35.42                                                 

Federata e Autosporteve                34.79                                                 

Federata Aeronautike e Kosovës     31.27

KATEGORIA D

Federata e Kickboxit e Kosovës      28.23 pikë                                        

Federata e Muaythait e Kosovës     25.28                                  

Federata e Bilardos e Kosovës        22.65

Federata Sportive e Punëtorëve      20.70

Federata e Minigolfit e Kosovës      18.88 

KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE

Majlinda Kelmendi (xhudo)            100 pikë

Distria Krasniqi (xhudo)                 60 pikë

Loriana Kuka (xhudo)                    60

Nora Gjakova (xhudo)                   60

Akil Gjakova (xhudo)                    45

Egzon Shala (mundje)                  35

Laura Fazliu (xhudo)                    30

Shpat Zeka (xhudo)                     25

Alvin Karaqi (karate)                    25

Fortesa Orana (karate)                 25

Patriot Behrami (boks)                 25

Erza Muminoviq (xhudo)              20

Flaka Loxha (xhudo)                    20

Albulena Gërvalla (karate)            20

Elhami Shabani (karate)               20

Kushtrim Bajraktaraj (bodybuild)  17.5

Muhamet Ramadani (atletikë)       15

Musa Hajdari (atletikë)                 15

Besart Pireva (boks)                     15

Shpëtim Bajoku (boks)                 15

Betim Maliqi (karate)                    11.5

Benjamin Shabani (sporti universitar) 10

Granit Kuleta (bodybuilding)          10

Tringa Krasniqi (taekwondo)          10

Don Berisha (taekwondo)              10

Fatjona Kasapi (xhudo)                 5

Besart Maxharraj (bodybuilding)    5

Aldon Sadiku (bodybuiding)           3.75

KATEGORIZIMI I TRAJNERËVE

Driton Kuka (xhudo)                     212.50 pikë

Besim Brahimi (boks)                   27.50 pikë

Shqipe Zogiani (karate)                25 pikë

Sylejman Shala (mundje)             17.50

Blerim Hajdari (karate)                15

Isak Curri (karate)                      10

Zijadin Kryeziu (atletikë)             7.50

Shaban Ramadani (atletikë)        7.50

Agron Tusuni (karate)                 5.625

Nuhi Gashi (taekwondo)            5

Arsim Agushi (taekwondo)          5

Esat Lata (bodybuilding)             2.50

Xhevat Asllani (bodybuilding)      1.875