Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC/KON), Thomas Bach, zhvilloi mbrëmë një takim ndarazi me medalistet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Laura Fazliu, trajnerin Driton Kuka dhe drejtuesit e Federatës së Xhudos së Kosovës, me kryetarin, Agron Kuka.
Në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos.
Pikërisht Bach ia kishte ndarë medaljen e artë, Majlinda Kelmendit në Rio 2016.


