Rreth 1 mijë fëmijë të shkollave fillore të Prishtinës kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës Olimpike në Prishtinë.
Fëmijët bënë vrapimin olimpik në sheshin e Prishtinës, praktikuan disiplina të ndryshme të atletikës, si dhe shijuan programin artistik.
Befasi ishte lëshimi i dy paragllajdëve me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë të cilët mbanin në duar flamurin me rrathët olimpikë.
💥Happy Olympic Day 2025!🥳
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇🥈🥉 (@NOCKOSOVO) June 23, 2025
Throughout the entire week, the @NOCKOSOVO has organized a series of activities to mark this global celebration of sport, peace, and unity.
🎥Today, we’re sharing some moments from the main event held in the heart of Pristina.#OlympicDay #LetsMove pic.twitter.com/WVEruFi3ry
Dita Olimpike u mbajt në kuadër të aktiviteteve të shumta të nisura më 16 qershor në 26 komuna, ndërsa përfundon më 22 qershor.
Për rëndësinë që ka kjo ditë dhe organizimin e Ditës Olimpike, folën presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Halil Sylejmani, njëherit kryetar i komisionit për organizimin e Ditës dhe Javës Olimpike.
Dita Olimpike u shënua edhe në 25 komuna tjera.












