Komisioni i ankesave të kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve, në përbërje Mimoza Shkodra Bislimi, Halil Sylejmani dhe Musa Selimi, ka shqyrtuar ankesat e federatave sportive, të cilat kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për t’u ankuar në vlerësimin e komisionit të kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022.
Gjithsej gjashtë federata kanë dërguar ankesa në komisionin e ankesave, të cilat kishin të bënin kryesisht me gabime teknike të komisionit të kategorizimit.
Më poshtë mund të gjeni vlerësimin për secilën federatë:
– Federatës së Shahut të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa dhe i janë shtuar 3.2 pikë. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 51.16 pikë dhe kalon në kategorinë B.
– Federatës së KickBoxit të Kosovës i është aprovuar pjesërisht ankesa dhe i janë shtuar 2.5 pikë. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 30.27 pikë dhe kalon në kategorinë C.
– Federatës së Basketbollit të Kosovës i është refuzuar ankesa, dhe vlerësimi për këtë federatë mbetet i njëjtë.
– Federatës së Karatesë së Kosovës i është refuzuar ankesa në lidhje me federatën, ndërsa i është aprovuar ankesa për kategorizimin e sportistëve: Elhami Shabani (20 pikë) dhe trajnerit Ylber Syla (10).
– Federatës së Sportit Shkollor i është aprovuar pjesërisht ankesa, dhe i janë shtuar 0.5 pikë. Vlerësimi përfundimtar për këtë federatë 64.50 pikë dhe mbetet në kategorinë B.
– Federatës së Peshëngritjes së Kosovës i është aprovuar ankesa për t’u kategorizuar dhe vlerësimi përfundimtar për këtë federatë është 32.5 pikë, kategoria C.