Xhudistja Laura Fazliu, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Budapestin, garë kjo më e madhja pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.
IT'S GOOOOOLD🥇🥋🇽🇰
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) August 5, 2023
Our Judoka Laura Fazliu wins gold medal at the Judo Masters #Budapest2023.
She won 1800 points for the @paris2024 Olympic Games.
Congrats to Laura, @ToniKuka and @KosovaJudo #JudoMasters #RoadToP pic.twitter.com/pApRO5OWqj
Garuesja jonë në gjysmëfinale dhe finale triumfoi ndaj garueseve të Japonisë, Takaichi dhe Horikaëa, kategori -63 kg. Në përgjithësi shënoi pesë fitore.

Fazliu fitoi edhe 1800 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, me të cilat do të ngritet edhe më lart në renditjen botërore dhe Olimpike.
Kampionia jonë Olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendt. Distria u ndal në finale nga francezja, Amandine Buchard, kategoria -52 kg. Krasniqi fitoi 1260 pikë olimpike Paris 2024.

Akil Gjakova (-73 kg) zuri vendin e shtatë, ndërsa Nora Gjakova u ndalë në luftën e dytë.