KOK mori pjesë në organizimin e KOKSH-it për KE të ICMG dhe KO të Evropës Juglindore

Për dy ditë me radhë, KOKSH ka mirëpritur familjen mesdhetare, e cila ka mbajtur mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), si dhe takimin me drejtues të Komiteteve Olimpike Kombëtare të Evropës Juglindore.


Me këtë rast, KOK-u ishte i pranishëm me presidentin Ismet Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidentin, Milaim Kelmendi, të cilët zhvilluan takime të ndryshme me drejtues të ICMG, dhe Komiteteve Olimpike Kombëtare.




Pikërisht një vit më parë, mbledhjen e KE të ICMG e kishte organizuar KOK-u në Prishtinë.


Krahas mbledhjeve në Tiranë, mysafirët me në krye presidentin e ICMG, Davide Tizzano, janë pritur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mes diskutimeve të shumta, ka dhënë përkrahjen e fuqishme të Shqipërisë si partnere në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.


Në takimin me presidentët e KO të Evropës Juglindore, presidenti i KOKSh, Fidel Ylli prezantoi idenë e projektit të Lojërave të Evropës Juglindore, e cila u mirëprit nga të pranishmit.


Po ashtu, KOK, së bashku edhe me zëvendësministren e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani, kanë pasur takim me drejtuesit e KOKSh-it, presidentin Fidel Ylli dhe sekretarin e përgjithshëm, Gerti Shima.