Menaxhues të rrjeteve sociale të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, federatave sportive, klubeve dhe gazetarë, kanë marrë pjesë në punëtorinë (workshopin) për rrjetet sociale, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në kuadër të edicionit të gjashtë të konferencës “Sporti dhe Media”.
Ligjërues ishte eksperti i rrjeteve sociale, Valon Canhasi, pronar i agjencisë Hallakate.
Të pranishmit i përshëndeti presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili foli për rëndësinë që kanë sot rrjetet sociale, jo vetëm për KOK-un, por edhe për federatat e klubet dhe lidhshmërinë e tyre me sponsorët, për çka theksoi se punëtori të tilla do të mbahen edhe gjatë vitit të ardhshëm. Prezentë ishte edhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni.
![](https://noc-kosovo.org/wp-content/uploads/2023/06/bkt_baner-2-1024x146.jpg)
Ligjëruesi Canhasi prezantoi detaje dhe mënyrat adekuate të përdorimit të të gjitha platformave të rrjeteve sociale, me theks të veçantë rëndësinë e pranisë online, shprehitë e përdoruesve, algoritmi, objektivat, etj.
Pyetjet dhe interesimi i të pranishmëve për çështje të ndryshme, e bënë punëtorinë interaktive.