Donjeta Sadiku fiton normën olimpike Paris 2024, të parën në histori të boksit tonë

Donjeta Sadiku ka fituar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.


Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.


Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për kryeqytetin francez.



Për medalisten botërore dhe evropiane, do të jetë pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, pas Tokio 2020, ku mori pjesë me ftesë.


Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike.



Urime edhe trajneres Marjolla Sallauka, gjithë atyre që punuan me Donjetën dhe Federatës së Boksit të Kosovës.


Në turneun kualifikues morën pjesë edhe vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku. Shpetimi arriti deri tek rrethi i tretë, ndërsa Bashkimi u ndal në rrethin e parë.