+383 38 222 223 / [email protected]

KOK, MKRS dhe Ambasada e Suedisë organizuan aktivitet për 8 Marsin

KOK, MKRS dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, janë bërë sot bashkë për të shënuar 8 Marsin – Dita Ndërkombëtare e Gruas, duke organizuar aktivitet në futboll, ku morën ekipe të klubeve të vajzave.


Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke uruar vajzat dhe gratë në këtë ditë të rëndësishme, theksoi se sukseset më të mëdha të sportit tonë vijnë nga vajzat, ndërsa përmendi edhe 10 vajzat dhe gratë që sot janë pjesë e KOK-ut si staf dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. E pranishme ishte edhe anëtarja e BE, Besire Domaniku.



Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Vesterlund, foli për bashkëpunimin e Suedisë me Kosovën në fushën e avancimit të barazisë gjinore, ndërsa përmendi edhe futbollisten me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, që përfaqëson Suedinë.


Në fund të aktivitetit, ish-përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në futboll për vajza, tani udhëheqëse e Divizionit për KOK dhe federata në MKRS, Afërdita Fazlija, tregoi para të pranishmëve rrugëtimin e saj sfidues dhe njëherit frymëzues për gjeneratat e reja, si ish-futbolliste dhe trajnere.


Vajzat dhe gratë e pranishme pranuan edhe dhurata simbolike nga KOK-u, në shenjë mirënjohje për përkushtimin e tyre në sport.