Përfaqësues të KOK-ut, federatave sportive dhe Agjencionit për Anti-Doping të Kosovës (KosADA), kanë diplomuar sot në kuadër të kursit për menaxhim të avancuar sportiv – gjenerata e pestë (ASMC).
Të diplomuarit u përgëzuan nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, udhëheqësi i programit, Ibër Alaj dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi, të cilët edhe ndanë diplomat.
Të diplomuarit e kësaj gjenerate janë:
Driton Demolli (KOK)
Diana Hoxha (hendboll)
Bekim Çalaj (hendboll)
Adriatik Rraci (basketboll)
Nurane Gashi – Balidemaj (kajakim)
Bernard Tahirbegolli (KosADA)
Kursi ASMC mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe ka për qëllim avancimin e njohurive në fushën e menaxhimit sportiv.
Kursin e njëjtë ditë më parë e ka filluar edhe gjenerata e gjashtë.








