+383 38 222 223 / [email protected]

BKT Kosova lanson iniciativën “Bëhu Hero” në mbështetje të sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024

BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës po udhëtojnë së bashku drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.


Ndër vite, BKT Kosova ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të sportit në Kosovë. Banka ka mbështetur shumë projekte të cilat kanë ndikuar pozitivisht në fushën e  kulturës, sportit e veçanërisht tek të rinjtë në përpjekjet e tyre për të arritur gjëra të mëdha.



Banka gjithmonë synon të jetë aty për të mbështetur ku ka më shumë nevojë dhe potencial, për të çuar përpara sportin kosovar dhe sportistët që po shkëlqejnë çdo ditë në fushat e tyre duke u bërë ambasadorë të denjë të vendit. Kosova është shtet i ri dhe tashmë ka fituar tri medalje të arta. Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ndërsa Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, fituan të artat në LO Tokio 2020.


Suksesi i sportistëve kosovarë ka bërë jehonë në mbarë botën, dhe sporti tashmë po bëhet eksporti më i madh i Kosovës, andaj kjo iniciative e lansuar sot na bën ne, BKT Kosovën, krenare të jemi pjesë e tregimeve të reja të suksesit.


Nga sot, ku na ndajnë edhe 280 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike Paris 2024, 1% e çdo pagese e bërë me VISA Kartelë Krediti të BKT Kosova në POS të BKT Kosova, do të shkoj direkt në llogarinë e Komitetit Olimik të Kosovës, i cili këto fonde do të iu dedikoj atletëve të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kjo përqindje e pagesës mbulohet nga banka, që do të thotë që klientët nuk paguajnë asgjë shtesë mbi faturën e tyre. Andaj ju bëjmë thirje të gjithëve që të Bëheni Hero të Heronjëve tanë, duke ju ndihmuar në këtë rrugëtim historik.



Me këtë iniciativë të re që po lansojmë sot, ne po japim një kontribut të mëtutjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e sportit dhe sportistëve në nivelin më të lartë. Ne besojmë fuqishëm se me këtë mbështetje për atletët, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën më të madhe botërore, do të kemi ndikim pozitiv dhe do të fuqizojmë edhe më tutje imazhin e vendit tonë.


Bëhu Hero!