Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës ka zgjedhur edhe auditorin për Ciklin Olimpik 2021 – 2024.
Auditor u zgjodh kompania “Balluku & Zhavelli”, e cila sipas Komisionit për Zgjedhjen e Auditorit të Jashtëm dhe Bordit Ekzekutiv të kaluar, kishte pasur ofertën më të lirë.
Në tenderin e publikuar në uebfaqen e KOK-ut, kishin konkurruar katër kompani.