Akil Gjakova e nisi garën me xhiron e parë të lirë dhe të dytën me fitore ndaj izraelitit Ohad Moritz, të cilin e mposhti me Ippon. Në vazhdim, ai shënoi një tjetër fitore me Ippon, këtë herë ndaj nënkampionit aktual të botës, Makhmadbek Makhmadbekov, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në çerekfinale, Akili u mposht me Yuko nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, por u rikthye me fitore në repasazh ndaj francezit Joan-Benjamin Gaba.
Në luftën për medaljen e bronztë, Akili u ndal nga rusi Karen Galstian, duke e mbyllur garën në vendin e pestë.
Komiteti Olimpik i Kosovës e përgëzon Akilin dhe federatën e xhudos për suksesin e arritur.
