+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Vendimet e mbledhjes së 15-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 15-të në të cilën mori vendimet si më poshtë:

  • U diskutua për pjesëmarrjen e ekipit tonë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. U vlerësua sukses fitimi i nëntë medaljeve, por gjithashtu u konstatua se disa sporte kanë mundur të kenë paraqitje edhe më të mirë.

  • U vendos të shpërblehen medalistët tanë në LM Taranto 2026. Për këtë KOK do të ndajë 20-23 mijë euro. Po ashtu, KOK ka bërë kërkesë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, për të shpërblyer medalistët, pasi Rregulloret që janë në fuqi nuk i parashohin shpërblimet për Lojërat Mesdhetare.

  • U diskutua për pjesëmarrjen e ekipit tonë olimpik për të rinj në Lojërat Olimpike për të Rinj, që prej 31 tetor deri më 13 nëntor mbahen në Dakar të Senegalit. Kosova do të paraqitet me tre sportistë, ndërsa lista pritet të publikohet në javët në vijim.

  • U dhanë detajet për organizimin e edicionit të 6-të të Festivalitt ë Filmit Sportiv Prishtina 2026, që mbahet më 29 dhe 30 tetor 2026 në kinemanë ABC në Prishtinë.

  • Dita Botërore e Ecjes do të shënohet me aktivitetin, që do të mbahet më 3 tetor.


  • Presidenti Krasniqi njoftoi anëtarët me zhvillimet e fundit në lidhje me Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.


  • Bordi u njoftua edhe për projektet “Coaching and Sport Innovation Hub”, i financuar nga “Regional Challenge Fund” e ku KOK është lider.


  • U dhanë detaje edhe për përpilimin e strategjisë kombëtare për “safeguarding” në KOK, si pjesë e projektit “Safe Harbour”.


  • Bordi u njoftua për programin “Trajner Sportiv”, ku më 1 tetor do të nis gjenerata e tretë, si dhe procesin e akreditimit.