+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Mbahet moduli i katërt i ASMC 7

Ka përfunduar moduli i katërt i gjeneratës së shtatë të Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 7), i organizuar nga KOK-u përmes Akademisë Olimpike.


Moduli u fokusua në menaxhimin e financave, si një komponent i rëndësishëm për funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të organizatave sportive.


Ligjërues ishin Ibër Alaj (MEMOS XIX), drejtor i programit ASMC, dhe ligjëruesi i ftuar Endrit Syla (MEMOS XXVII), ish-drejtor për financa në KOK.


Gjatë modulit u trajtuan tema që lidhen me planifikimin dhe menaxhimin financiar, buxhetimin, raportimin, transparencën dhe menaxhimin efektiv të burimeve financiare në organizatat sportive.