Xhudistja Erza Muminoviq dhe gjimnastja Sara Pllana janë përfshirë në listën e bursave olimpike për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi theksoi se nënshkrimi i bursave është motiv shtesë për sportistet, në rruëgëtimin drejt sukseseve të reja.
Edhe sportistet u shprehën falëneruese ndaj KOK-ut, duke premtuar punë dhe angazhim në synimet e tyre për të fituar normën olimpike.
Në total numri i bursave olimpike ka shkuar në 34, që njëherit është numër rekord i mbështetjes së KOK-ut për sportistët elitarë. Krahas të hyrave të KOK-ut, një pjesë e bursave mbështeten nga Solidariteti Olimpik i IOC.


