Projekti “SAFE HARBOUR” nis zbatimin

Për dy ditë në Bruksel të Belgjikës është mbajtur takimi fillestar i projektit “SAFE HARBOUR” për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së sportit evropian.


Në këtë projekt, një nga më të mëdhenjtë në lëvizjen olimpike në Evropë, janë të përfshira IOC, EOC, Komitetet Olimpike Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare dhe institucione të tjera relevante. Pjesëmarrës ishin 20 Komitete Olimpike Kombëtare dhe përfaqësues të organizatave të tjera të përfshira.


KOK-un e përfaqësuan udhëheqësja e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Rejhan Halili dhe zyrtarja për projektet e Bashkimit Evropian, Marigona Mehmeti.


Gjatë dy ditëve, të pranishmit zhvilluan diskutime të ndryshme, shkëmbyen përvoja të institucioneve që përfaqësojnë, si dhe përcaktuan hapat e parë të zhvillimit të projektit.