Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët, ku këtë herë ka përzgjedhur 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”.
Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet.
Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024.
Përzgjedhja e 40 të tillëve është bërë nga komisioni i sportit, pas nominimeve të dërguara nga federatat, ndërsa dy bursistë u shtuan me propozim të Bordit Ekzekutiv. Listës iu shtua edhe notarja Hana Beiqi, përkundër mos nominimit nga Federata e Notit e Kosovës!
Gjatë vitit të kaluar, KOK kishte ndarë 35 bursa për sportistët e rinj. Javë më parë, KOK përzgjodhi edhe 10 bursistë tjerë, të cilat mbështeten nga MKRS, sipas rregullores nr 03.2013 për ndarjen e bursave për shpresat olimpike dhe paralimpike.
Lista
| Emri dhe mbiemri | Sporti | 
| Dëbora Gjakova | Xhudo | 
| Muhamedin Veseli | Xhudo | 
| Blerina Gashi | Xhudo | 
| Besjana Gashi | Xhudo | 
| Sidorela Dodaj | Xhudo | 
| Laurina Gashi | Xhudo | 
| Mal Agushi | Tenis | 
| Salidin Rama | Tenis | 
| Dris Sejdiu | Shenjëtari S. | 
| Adriatik Berisha | Mundje | 
| Egzon Xhoni | Mundje | 
| Hana Bejiqi | Not | 
| Mal Gashi | Not | 
| Vilëza Zeqiri | Gjimnastikë | 
| Valëza Rama | Gjimnastikë | 
| Fleta Deçani | Kajakim | 
| Lenë Osmani | Pingpong | 
| Shega Hashani | Pingpong | 
| Blend Hajdari | Pingpong | 
| Visar Nuhaj | Çiklizëm | 
| Amar Maxhuni | Triatlon | 
| Genc Isufi | Triatlon | 
| Emine Jonuzi | Atletikë | 
| Medina Kutleshi | Atletikë | 
| Enis Bytyqi | Atletikë | 
| Olti Bytyqi | Atletikë | 
| Ensar Badallaj | Boks | 
| Luan Morina | Boks | 
| Denis Bllaca | Taekwondo | 
| Elion Agushi | Taekwondo | 
| Mal Sahiti | Taekwondo | 
| Andi Pupovci | Skitari | 
| Klara Sefaj | Skitari | 
| Valmir Gllareva | Shigjetari | 
| Anita Krasniqi | Futboll | 
| Aurora Maliqi | Futboll | 
| Olsi Mulaj | Hendboll | 
| Arona Krasniqi | Hendboll | 
| Malvina Haziri | Basketboll | 
| Yll Kastrati | Basketboll | 
| Erion Bajrami | Volejboll | 
| Jona Krasniqi | Volejboll | 
Me vendim të BE të KOK janë shtuar edhe:
| Baton Haxhiu | Badminton | 
| Kaltrinë Thaçi | Gjimnastikë | 



 
								 
								