+383 38 222 223 / [email protected]

Vendimet e mbledhjes së 31-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 31-të, të parën për vitin 2024.


Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:


  • U miratua lista prej 40 bursistëve “Shpresa Olimpike 2024”, të propozuar nga komisioni i sportit. Me vendim të BE, lista u zgjerua në 42.
  • U vendos të përditësohet lista e bursistëve olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024, me rritje të bursave për sportistët që kanë pasur ngritje të rezultateve.
  • U diskutua për bursistët olimpikë për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
  • U diskutua për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve 2024, të bërë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
  • U vendos që ceremonia e Laureatëve 2023 të mbahet më 21 shkurt 2024.
  • U vendos që Asambleja e Punës së KOK-ut të mbahet më 27 mars 2024.
  • BE u informua për procesin e mëtutjeshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
  • U miratua unanimisht propozimi i presidentit Ismet Krasniqi për emërimin e kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, anëtar i ri i BE. Fetahu zëvendëson kryetarin e FPPK-së, Jeton Beqiri, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të angazhimeve me punë jashtë vendit.
  • U shqyrtua ankesa e KSU Otrila për notaren Hana Beiqi. U vendos të kërkohet nga Federata e Notit e Kosovës që ta dërgojë sportisten në Kampionatin Botëror në Doha të Katarit, në mënyrë që ta plotësojë kriterin e pjesëmarrjes në botëror, për të pasur mundësinë e fitimit të ftesës së univerzalitetit për LO Paris 2024, nëse ka më së shumti pikë të “World Aquatics”.
  • U diskutua për vendimin e KAS-it për Federatën e Taekwondosw e Kosovës.