Të nderuar,
Po e lëmë pas një tjetër vit me suksese për sportin tonë, si në rrafshin vendor, ashtu edhe ndërkombëtar.
Një vit me medalje, e marrje të organizimit të ngjarjeve të mëdha.
Një vit ku arritja më e madhe dhe historike ishte kandidatura e fituar për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Po hyjmë në vitin olimpik, vit në të cilin vëmendja kryesore është tek Paris 2024, ku synojmë sa më shumë norma e ngritje të numrit të medaljeve olimpike, por jo vetëm nga xhudo.
Sportistë, trajnerë, drejtues të federatave sportive, sportdashës, sponsorë, gazetarë sportivë, etj, faleminderit për bashkëpunimin gjatë vitit 2023, njëkohësisht iu uroj një vit të ri me shëndet, mbarësi dhe suksese në realizimin e objektivave.
Qoftë edhe ky vit i medaljeve olimpike!
Ismet Krasniqi
President i KOK-ut