Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka miratuar listën e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2024, të cilët do të mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS).
Bursistët, të moshës 15-21 vjeç, vijnë nga sportet e xhudos, mundjes, taekwondosë, boksit dhe atletikës.
Bursistët mbështeten me nga 150 euro në muaj, sipas rregullores së MKRS për mbështetjen e 10 shpresave olimpike.
Gjatë muajit janar ose shkurt, KOK do të përzgjedh edhe dhjetëra bursistë shpresa olimpike, të cilët mbështeten nga KOK-u. Gjatë vitit 2023, 35 bursistë u mbështeten me nga 150 euro në muaj.
Lista
Emri dhe mbiemri | Sporti |
Bleron Ademi | Taekwondo |
Jon Gashi | Taekwondo |
Blin Kuka | Xhudo |
Uvejs Nesimi | Xhudo |
Donat Syla | Boks |
Taulant Jakupi | Boks |
Lonisa Reka | Mundje |
Elsa Nikoci | Mundje |
Sara Susuri | Atletikë |
Granit Ahmeti | Atletikë |