Për dy ditë me radhë, në Stamboll të Turqisë, është mbajtur Asambleja e 52-të e Përgjithshme e Komitetit Olimpik të Evropës, në të cilën morën pjesë drejtuesit e Komiteteve Olimpike Kombëtare.
KOK-un e përfaqësuan presidenti, Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, të cilët krahas pjesëmarrjes në Asamble, patën mundësi të takimeve të ndryshme me homologë të Komiteteve Olimpike, si dhe presidentin e EOC-ut, Spyros Capralos.
Gjatë ditës së sotme, i pranishëm në Asamble ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili pati një fjalë rasti para asambleistëve.
Gjatë punimeve të Asamblesë, u dhanë raporte të ndryshme për Lojërat Evropiane Krakow 2023, dy EYOF-at e ardhshëm, atë dimëror Bakuriani 2025 dhe veror, Shkupi 2025. Drejtuesit e grupeve punuese për planin strategjik të EOC-ut 2030, po ashtu ndanë raportet e tyre informuese.
Të pranishëm ishin edhe drejtues të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, të cilët prezantuan planin e fundit të përgatitjeve.
Në Gala Mbrëmje u ndanë edhe çmimet “Piotr Nurowski” për sportistët e rinj më të mirë të Evropës, çmime këto që iu takuan gjimnastes gjermane, Darja Varfolomeev dhe notarin turk, Kuzey Tuncelli.
Krahas organizimit të kësaj Asambleje, qyteti i Stambolli, shprehu interesimin për të organizuar edhe edicionin e ardhshëm të Lojërave Evropiane 2027.