+383 38 222 223 / [email protected]

Mbledhja e 28-të e BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën drejtimin e presidentit, Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 28-të, në të cilën diskutoi çështje të ndryshme të rendit të ditës.

Në mbledhje është diskutuar kryesisht për hartimin e projektligjit për sport, i cili është në diskutim për publikun deri më 6 tetor 2023.


Anëtarët e BE kanë vlerësuar projektligjin për sport, derisa kanë dhënë vërejtjet dhe rekomandimet e tyre, të cilat do të adresohen sot tek grupi punues.

BE ka aprovuar pjesërisht edhe kërkesën e Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, për heqjen e shpenzimeve të operimit për xhudisten Erza Muminoviq, respektivisht basketbollistin, Bardh Rexha. Ky i fundit, u lëndua në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023.


BE po ashtu rekomandoi për shpërblim në MRKS, boksierin Ensar Badallaj dhe trajnerin e tij, Votim Zaplluzhani, bazuar në suksesin e arritur, sipas rregullores përkatëse për shpërblime të sportistëve.


KOK edhe këtë herë do të jetë partner me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në organizimin e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetësinë.