+383 38 222 223 / [email protected]

Eksperti ndërkombëtar i marketingut, Damjan Pintar, ligjëroi në modulin e pestë të ASMC 4

Për dy ditë me radhë, është mbajtur moduli i pestë i gjeneratës së katërt të kursit të avancuar për menaxhimin në sport (ASMC 4).


Në këtë modul u diskutua për menaxhimin e marketingut në organizatat sportive.


Krahas sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti dhe udhëheqësit të programit të ASMC 4, Ibër Alaj, ligjërues i jashtëm ishte edhe eksperti ndërkombëtar i marketingut, Damjan Pintar.


Vijues të ASMC 4 janë përfaqësues të federatave sportive dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.


ASMC 4, që në total ka gjashtë module, po organizohet nga Akademia Olimpike, që vepron në kuadër të KOK-ut.