+383 38 222 223 / [email protected]

Festivali i 3-të ndërkombëtar i FICTS filmit sportiv Prishtina 2023

KOK-u do të organizojë edicionin e 3-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 tetor 2023.



Në festival do të shfaqen filma dhe dokumentarë sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë të kategorive të ndryshme si: Dokumentar; Dokumentar që përfaqësojnë shpirtin olimpik; Sporti dhe shoqëria; Storje të shkurtra; Futboll; Sporti, malet dhe olimpizmi, etj.



KOK fton të gjithë gazetarët sportivë dhe kompanitë filmike, që dokumentarët sportivë t’i dërgojnë në email adresën [email protected] më së largu deri më 10 tetor 2023, në mënyrë që prodhimet e tyre të shfaqen në Festival.


Po ashtu, dokumentarët më të mirë do të dërgohen për çmime edhe në Festivalin Ndërkombëtar të FICTS Filmit Sportiv, që në muajin nëntor mbahet në Milano të Italisë.

Vitin e kaluar ka fituar çmimin “Shpirti Olimpik” për dokumentarin “Kosova e Artë”, dedikuar kampioneve olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

KOK është anëtar i Federatës Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS), prej vitit 2019.