+383 38 222 223 / [email protected]

Nora e artë, Distria e argjendtë në Grand Slamin e Bakusë

Kampionet Olimpike Tokio 2020, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, janë kthyer me medalje nga Grand Slami i xhudos, i mbajtur në Baku të Azerbajxhanit.


Nora fitoi medaljen e artë në kategorinë -57 kg, duke u ngjitur më së larti në podium, pas një kohe të gjatë.


Distria u ndalë vetëm në finalen e kategorisë -52 kg, duke u stolisur me medaljen e argjendtë.




Nora shtoi 1000 pikë olimpike Paris 2024, ndërsa Distria 700 sosh.


Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-70 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), nuk ishin në nivelin më të mirë.


Laura doli e shtata, duke mbledhur 260 pikë olimpike. Loriana shënoi një fitore dhe një humbje, ndërsa Akili u ndalë në luftën e parë.