+383 38 222 223 / [email protected]

30-vjetori i anëtarësimit të KO të B dhe H në IOC dhe takimet e KO të Evropës Qendrore dhe Juglindore

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik i Bosnjë e Hercegovinës, me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), si dhe në takimin e Komitetete Olimpike Kombëtare të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CSEENOC), që u mbajt në Ljubljanë të Sllovenisë.


Krahas drejtuesve të Komiteteve Olimpike Kombëtare, i pranishëm në të dyja ngjarjet ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos.


Në shenjë urimi për përvjetorin e B dhe H, presidenti Krasniqi ndau dhurata për drejtuesit e KO të Bosnjës e Hercegovinës, presidentin Izet Ragjo dhe nënkryetarët, Marijan Kvesiq e Milenko Muçibabiq, si dhe presidentin e KO të Sllovenisë, Franjo Bobinac.


Drejtuesit e KOK-ut i kanë shfrytëzuar të dyja ngjarjet edhe për takime të ndryshme me homologë të KO dhe presidentin Capralos, e që nuk ka munguar edhe marrja e urimeve për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.