Vendimet e mbledhjes së 21-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 21-të, të parën për vitin 2023, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.

Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:


U miratua raporti i komisionit të kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2023

U përcaktuan kriteret për mbështetjen financiare të përgatitjeve të bursistëve olimpikë Paris 2024, bazuar në kategoritë e tyre.

U përzgjodhën trajnerët përfitues të bursave olimpike nga KOK-u

U miratua Plani Strategjik i KOK-ut 2023 – 2028.

U diskutua për përgatitjet e organizimit të ceremonisë së shpalljes së Laureatëve 2022

U diskutua për përgatitjet për Asamblenë e Punës së KOK-ut, e cila do të mbahet më 31 mars 2023

U miratua rregullorja e komisionit të sportit

U miratua rregullorja e këshillit mbikëqyrës.

BE diskutoi edhe kërkesa tjera të drejtuara KOK-ut.