Ekipi mesdhetar i Kosovës ka vijuar të enjten seminarin për anti-doping, të organizuar nga Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA).
Seminari u mbajt online, ndërsa u ndjek nga rreth 40 vijues.
Para sportistëve dhe zyrtarëve tjerë ligjëruan udhëheqësit e KosADA-s, koordinatori Bernard Tahirbegolli dhe menaxherja për edukim, Nita Gjikolli, të cilët i njoftuan pjesëmarrësit me rregullat më të reja të anti-dopingut, procedurat e testimit, të drejtat e tyre dhe detyrimet, rregullat mjekësore që duhet t’i ndjekin gjatë LM Oran 2022 etj.
Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022 mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022. Kosova përfaqësohet me 40 sportistë, 17 trajnerë dhe tre gjyqtarë.