Eksperti i burimeve njerëzore, Rob Clarke nga Britania e Madhe, ishte ligjërues në modulin e tretë të kursit ASMC 5, të mbajtur për dy ditë.
Clarke ka përvojë të madhe në lëvizjen olimpike për më shumë se 30 vjet, veçanërisht në organizimin e Lojërave Olimpike, kurse në Londër 2012 ishte udhëheqës për burimet njerëzore. Prej vitit 2019 është pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar me rol këshillues për LO Paris 2024, Milano Kortina 2026, Los Anxhelos 2028 dhe Brisbane 2032.
Krahas tij, ligjërues të rregullt ishin drejtori i programit ASMC 4, Ibër Alaj, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti dhe Fitim Arifi nga Akademia Olimpike.
Kursi ASMC 5 po vijohet nga përfaqësues të KOK-ut dhe federatave sportive.






