Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 30-të, të fundit për këtë vit, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit ditës.
Mbledhja nisi me një minutë heshtje në nderim të trajnerit të basketbollit, Ilmen Bajra, i cili u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare.
Më poshtë gjeni vendimet e marra:
- U vlerësua lart vizita në Kosovë e presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos dhe sekretarit të përgjithshëm, Raffaele Pagnozi
- U miratua raporti financiar për periudhat TM1 dhe TM2
- U miratua draft-buxheti për vitin 2024
- U miratua lista e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2024, të cilët do të mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
- U diskutua për bursistët olimpikë Paris 2024
- U diskutua për ofertat e kompanive të sigurimit, për mundësitë më të mira të sigurimit shëndetësor të sportistëve
- U diskutua për konferencën vjetore “Sporti dhe Media”
- U shqyrtuan edhe kërkesat tjera të federatave sportive.



