Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 23-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.
Pikat kishin të bënin kryesisht me raportimin për vitin e kaluar.
– U miratua procesverbali nga Asambleja e Përgjithshme 2021, e mbajtur më 30 mars 2022
– U miratua rendi i ditës për Asamblenë e Përgjithshme 2022, e cila mbahet më 31 mars 2023
– U miratua raporti financiar për vitin 2022
– U miratua raporti i punës 2022
– U miratua raporti i auditorit 2022
– U miratua plani i veprimit (punës) 2023
– U miratua rregullorja e punës e komisionit të sportit
– U miratua plani financiar për vitin 2023