+383 38 222 223 / [email protected]

Vendimet e mbledhjes së 17-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv (BE) i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi mbajti mbledhjen e 17-të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.

Më poshtë mund të gjeni vendimet:


– U vlerësuan lartë projektet e para të fituara në Bashkimin Evropian përmes programeve të Erasmus Plus, për çka presidenti Krasniqi theksoi se për fitimin e projekteve të tilla do të bashkëpunohet edhe me federata.

– U diskutua për Federatën e Taekëondosë së Kosovës dhe Federatën e Notit të Kosovës.

– U vendos të bëhet plotësim/ndryshimi i rregullores për zgjedhjen e laureatëve të vitit, si dhe të hartohen rregullore për zgjedhjen e shpresave të vitit dhe bursave olimpike.

–  Anëtari i BE, Musa Hajdari, u emërua anëtar i Komisionit të Sportit.

–  Bordi u informua me aktivitetet të cilat do të organizohen në javët e ardhshme si: Forumi për Sportin në kuadër të Javës Evropiane, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2022”, Konferenca Barazia Gjinore dhe Diversiteti, etj.

–  U diskutua për fillimin e procedurave për plotësimin ndryshimet në statutin e KOK-ut.

–   U miratua raporti financiar TM 2.

–  U aprovua kërkesa e sekretares së përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, për mbështetje financiare për ndjekjen e programit ekzekutiv për mjeshtër në qeverisjen globale për sport (MESGO).

–  U vendos të nisin procedurat për rinovimin e zyreve të KOK-ut.

–  Informatë për refuzimin e kërkesës së ish-sekretarit të KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, për vendosjen e masës së sigurisë nga Gjykata Themelore e Prishtinës

–  U aprovua kërkesa e Federatës së Karatesë së Kosovës për rekomandim në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, për marrjen e shpërblimit për karateistin Islam Selmani dhe trajnerin Isak Curri, pas medaljes së artë të fituar në Kampionatin Evropian për junior.