Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 32-të, në të cilën shqyrtoi pikat e rendit të ditës, ku kryesisht u diskutuan pikat që kanë të bëjnë me Asamblenë e Punës, e cila mbahet më 27 mars 2024 në Hotel Emerald.
Fillimisht, presidenti i uroi mirëseardhje anëtarit të ri të BE, Arben Fetahu, i cili zëvendësoi të dorëhequrin, Jeton Beqiri.
Më poshtë, mund të gjeni vendimet e marra:
- U miratua Raporti i Punës 2023
- U miratua Plani i Punës (Veprimit) 2024
- U miratuan pasqyrat financiare 01 janar – 31 dhjetor 2023
- U miratua raporti i auditorit të jashtëm për pasqyrat financiare 01 janar – 31 dhjetor 2023
- U diskutua edhe për letrën e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, në lidhje me çështjen e federatave sportive të pa licencuara, para Asamblesë së Punës 2023.
- BE i KOK-ut shqyrtoi edhe ankesat e federatave sportive për listën e bursave “Shpresa Olimpike 2024”