Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, konkurrenca e vajzave, kanë shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.
Vajzat tona u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.
PR💙UD OF YOU🙏🇽🇰
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) March 3, 2024
🚩Kosova Women's Handball Team pic.twitter.com/d8mg5V2MdU
Kosova mundi në finale Nigerinë, 22:16.

Është hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore siguron pjesëmarrjen në Botëror, pas djemëve, po ashtu të hendbollit, por U-21.
Urime hendbollisteve, urime Federatës së Hendbollit e Kosovës.