Të enjten mbrëma në Kino ABC në Prishtinë është shfaqur premiera e filmit dokumentar kushtuar Izet Gjinovcit, kontribuesit të madh të hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi.
Krahas ministrit në detyrë, Hajrullah Çeku, familjarëve, miqëve e personaliteteve tjera nga sporti e konkretisht hendbolli, morën pjesë edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, nënpresidenti, Milaim Kelmendi e presidenti i nderit, Besim Hasani.
Dokumentari “Izi – ëndrra vazhdon” paraqet një pjesë të jetës dhe veprës të të ndjerit Gjinovci, që për shumë dekada dha kontribut të madh për zhvillimin e hendbollit. Dokumentari, që për regjisor e ka Orhan Kerkezin, është ndërtuar me rrëfime e kujtime të bashkëpunëtorëve të afërt të të ndjerit Gjinovci.





