Me aktivitete të ndryshme, KOK përmes Akademisë Olimpike ka shënuar sot 5 Qershorin – Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit.
Aktivitetet u mbajtën në Parkun e Qytetit në Prishtinë, ndërsa morën pjesë përfaqësues të federatave sportive, klubeve, studentë, nxënës etj.
Në kuadër të aktivitetit u mboll Pema Olimpike 2025, që është simbolikë e shënimit të kësaj dite, u mbajt sesion trajnues në joga, si dhe u bë pastrim i parkut.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, theksoi se kjo ditë na kujtonë se nuk ka sport pa një mjedis të pastër, sikur që nuk ka as shoqëri të shëndetshme pa sport dhe pa kujdes për mjedisin.
Në emër të komisionit të organizimit të kësaj dite, Teuta Beselica, foli për rëndësinë që ka kjo ditë, duke përquar mesazhin për të zhvilluar aktivitet fizik në ambient të pastër.
Drejtoresha e parqeve, Donika Qeta, theksoi se me aktivitete të tilla kontribuojmë në shëndetin tonë dhe të brezave që po vijnë.












