+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

U përmbyll projekti OCEAN, Rejhan Halili u emërua “zyrtare për ndryshime klimatike”

Zyra Evropiane e Komitetit Olimpik të Evropës organizoi konferencën përmbyllëse të projektit 𝐎𝐂𝐄𝐀𝐍, me fokus zvogëlimin e gjurmës së karbonit dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në sport.


Në konferencën e mbajtur në Bruksel të Belgjikës, në mesin e 18 zyrtarëve për ndryshimet klimatike nga mbarë Evropa, KOK-un e përfaqësoi Rejhan Halili.


Pjesëmarrësit prezantuan rezultatet dhe mjetet kryesore të projektit, si:

• Udhëzuesi për zyrtarët e ndryshimeve klimatike

• Instrumentet për matjen e gjurmës së karbonit

• Strategjitë për qëndrueshmëri të NOC-ve

• Platforma digjitale “OCEAN Toolbox”


Partnerët theksuan se ky është vetëm fillimi i një lëvizjeje për sport më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.


Ngjarja u mbyll me ndarjen e certifikatave dhe emërimin e tyre: “Zyrtar për ndryshime klimatike”, të cilët kishin një rol kyç në kuadër të projektit.


Me këtë rast, edhe Rejhan Halili u emërua zyrtare për ndryshimet klimatike.