Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar sot bursat me 24 bursistë “Shpresa Olimpike 2022”, të cilët do të përfitojnë bursa mujore në vlerë 150 euro.
Bursistët vijnë nga 11 federata të sporteve olimpike.
Ceremonia e nënshkrimit u bë me rastin e shënimit të 6 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke uruar këtë ditë deklaroi se është rritur shuma e përfitimit për bursistët.
“KOK me këto 24 bursa, ka quar në 46 numrin e bursave që ndanë për sportistët, përfshirë edhe 22 bursat olimpike Paris 2024. Unë shpresoj dhe besoj që këto bursa që do t’i nënshkruani sot, do të jenë motiv shtesë për të punuar dhe për të arritur rezultate të reja, si dhe në të ardhmen edhe ju të jeni kandidat potencial për të fituar normën olimpike”, deklaroi presidenti Krasniqi. I pranishëm në ceremoni ishte edhe nënpresidenti i KOK-ut, Milaim Kelmendi.
Në emër të bursistëve foli mundësi, Auron Syla, i cili theksoi se kjo bursë do të jetë motiv shtesë për të punuar edhe më shumë drejt sukseseve ndërkombëtare.
Lista e bursistëve
Lista prej 24 Shpresave Olimpike
Anes Veseli (Xhudo)
Dardan Cena (Xhudo)
Blin Kuka (xhudo)
Jon Gashi (taekwondo)
Mal Sahiti (taekëondo)
Sulejman Vizdiklar (taekëondo)
Florentina Restelica (atletikë)
Florian Berisha (atletikë)
Armel Qovanaj (atletikë)
Luan Morina (boks)
Suela Canolli (boks)
Dren Spahiu (skitari)
Arba Pupovci (skitari)
Aja Broqi (tenis)
Yllka Jashari (beach vollej)
Agnesa Koxha (beach vollej)
Egzon Xhoni (mundje)
Auron Syla (mundje)
Ndriçim Raçi (shenjëtari sportive)
Edonit Telaku (shenjëtari sportive)
Alma Mehmeti (pingpong)
Kreshnik Mahmuti (pingpong)
Valëza Rama (gjimnastikë)
Elvis Çitaku (gjimnastikë)
Prej muajit qershor, në bursë ka hyrë edhe:
Laurina Gashi (xhudo)