Për tri ditë me radhë në Cascais të Portugalisë, është mbajtur Asambleja e 27-të e Përgjithshme e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), në të cilën krahas Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Kontinentale, mori pjesë edhe presidenti i IOC-ut (KON), Thomas Bach.
Bach iu drejtua të pranishmëve me një fjalim mbresëlënës, të fundit të tij si i pari i IOC-ut në Asamblenë e ANOC-ut.

KOK-un e përfaqësuan presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, të cilët krahas pjesëmarrjes, patën mundësinë të takohen edhe me drejtues të shumtë të KO të pranishme, një pjesë e të cilëve do të jenë të pranishëm edhe në Gala Mbrëmjen e KOK-ut, që mbahet me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në IOC.

Krahas temave të ndryshme të diskutuara dhe prezantuara gjatë Asamblesë, që kishin të bëjnë kryesisht me Lojërat Olimpike Paris 2024, ANOC organizoi edhe natën e çmimeve, ku shpërbleu sportistët me arritje të jashtëzakonshme në LO Paris 2024, por edhe Komitetet Olimpike Kombëtare që fituan për herë të parë medalje olimpike.

