U hapën Lojërat Olimpike Paris 2024, Nora dhe Akil Gjakova mbajtën flamurin tonë

Në një ceremoni unike, të paparë ndonjëherë, Parisi organizoi hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024, të cilat u mbajtën në lumin Sena.


Ekipi i Kosovës parakaloi me 11 anëtarë, prej tyre shtatë sportistë, dy trajnerë dhe dy zyrtarë.


Xhudistët vëlla dhe motër, Akil e Nora Gjakova mbajtën flamurin e Kosovës, më barkën në të cilën ishin edhe sportistët tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi e Adell Shaboviq, pastaj trajnerët Astrit Haliti e Adnan Demaliaj, si dhe shefi i misionit, Jeton Rudari, e përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi.



Të pranishëm krahas udhëheqësve të shteteve të botës, ishin edhe drejtuesit e shtetit tonë, presidentja, Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti.


Lojërat u hapën nga presidenti i IOC-ut, Thomas Bach, ndërsa personalitete të larta nga sporti, kultura dhe arti begatuan hapjen, bashkë me gërshetimin e traditës dhe kulturës franceze.


Ekipi ynë që përbëhet prej 11 sportistëve, nis sot garat me boksieren Donjeta Sadiku, ndërsa të dielën garon xhudistja, Distria Krasniqi. Të dy këto munguan në ceremoni shkaku i garave.