U hapën LOD Milano Cortina 2026, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj bartën flamurin tonë
Përmes një ceremonie spektakolare, janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano Cortina, të cilat prej sot e deri më 22 shkurt do të zhvillohen në 16 sporte të ndryshme.
Për herë të parë ceremonia u mbajt në katër vende të ndryshme. Kryesorja ishte në stadiumin San Siro të Italisë, ndërsa vendet tjera ishin Cortina D’Ampezzo, Livigno dhe Predazzo.
Mes 92 shteteve, parakalimin e ka bërë edhe ekipi olimpik i Kosovës, me flamurmbajtësit Kiana Kryeziu e Drin Kokaj, të dy skitarë të skijimit alpin.
Kryeziu bashkë me shefin e misionit, Jeton Rudari dhe trajnerin Visar Kryeziu parakaluan në Cortina D’Ampezzo, ndërsa pjesa tjetër e ekipit tonë me flamurmbajtësin Drin Kokaj përbëhej edhe nga përzgjedhësi Agim Pupovci dhe trajneri Ismajl Kokaj.
LIVIGNO, ITALY – FEBRUARY 06: Flagbearer Drin Kokaj of Team Kosovo leads the team in the parade during the opening ceremony of the Milano Cortina 2026 Winter Olympics at Livigno Snow Park on February 06, 2026 in Livigno, Italy. (Photo by Cameron Spencer/Getty Images)
Në San Siro ishin të pranishëm drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, njëherit kryetar i FSK-së, si dhe u.d. i Agjencisë për Sport në MKRS, Fidan Shatri.
Të pranishme iu drejtua edhe presidentja e IOC, Kirsty Coventry, e cila për herë të parë përjetoi Lojërat nga kjo pozitë. “Mirë se vini tek Lojërat Olimpike Dimërore. Është ky momenti juaj”, iu drejtua ajo të pranishmëve.
Kosova garon në katër disiplina të skijimit alpin dhe gara e parë është e Kianës, që zhvillohet më 12 shkurt në super sllallom të madh.
LIVIGNO, ITALY – FEBRUARY 06: Flagbearer Drin Kokaj of Team Kosovo enters with the team into the stadium during the opening ceremony of the Milano Cortina 2026 Winter Olympics at Livigno Snow Park on February 06, 2026 in Livigno, Italy. (Photo by David Ramos/Getty Images)MILAN, ITALY – FEBRUARY 06: A general view as the Olympic rings come together for a fireworks display during the opening ceremony of the Milano Cortina 2026 Winter Olympics at San Siro Stadium on February 06, 2026 in Milan, Italy. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)MILAN, ITALY – FEBRUARY 06: Kirsty Coventry, President of the IOC, gives a speech during the opening ceremony of the Milano Cortina 2026 Winter Olympics at San Siro Stadium on February 06, 2026 in Milan, Italy. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)LIVIGNO, ITALY – FEBRUARY 06: Flagbearer Drin Kokaj of Team Kosovo leads the team in the parade during the opening ceremony of the Milano Cortina 2026 Winter Olympics at Livigno Snow Park on February 06, 2026 in Livigno, Italy. (Photo by Cameron Spencer/Getty Images)LIVIGNO, ITALY – FEBRUARY 06: Flagbearer Drin Kokaj of Team Kosovo leads the team in the parade during the opening ceremony of the Milano Cortina 2026 Winter Olympics at Livigno Snow Park on February 06, 2026 in Livigno, Italy. (Photo by Cameron Spencer/Getty Images)Kosovo’s flag bearer Drin Kokaj (C) parades with members of the delegation during the opening ceremony of the Milano Cortina 2026 Winter Olympic Games in Livigno, northern Italy, on February 6, 2026. (Photo by Kirill KUDRYAVTSEV / AFP via Getty Images)