+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

U hap Kampionati Evropian i E-sporteve

Në një ceremoni madhështore është hapur sot Kampionati Evropian për sportet elektronike (E-sports), që po mbahet në Palestrën 1 Tetori në Prishtinë.


Në Evropian po marrin pjesë 36 shtete në të dyja konkurrencat, të cilat e kanë fituar të drejtën pas kualifikimeve paraprake në “Counter Strike” dhe “Dota 2”.


Në fjalën e tij, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, theksoi se përmes këtij Kampionati po ndërtojmë ura të reja përmes sportit, duke dëshmuar se mund të organizojmë ngjarje të nivelit më të lartë.



Për rëndësinë që ka ky Kampionat foli edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetari i Federatës së Esports të Kosovës, Altin Preniqi, kryetari i Federatës Evropiane të Esports, Caron Cagan dhe kontribuesi në zhvillimin e këtij sporti, Hasan Arat, që njihet si njëri prej personaliteteve më të larta në sportin evropian.


Arat bashkë me presidentin Ismet Krasniqi nderuan figurën e të ndjerit Andrzej Krasnicki, ish-president i Federatës Evropiane të E-sporteve dhe ish-president i Komitetit Olimpik të Polonisë. E pranishme ishte familja e tij.

Kampionati vazhdon deri më 13 korrik, kur zhvillohen finalet.