+383 38 222 223 / [email protected]

THIRRJE PËR APLIKIM NË KUIZIN OLIMPIK


Komiteti Olimpik i Kosovës për herë të parë do të organizojë kuizin olimpik, përmes të cilit synon të promovojë vlerat olimpike.

Kuizi do të realizohet në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës dhe partnerin tonë premium, bankën BKT Kosova.


Kuizi do të transmetohet çdo të shtunë në RTK, me realizimin e shtatë edicioneve, duke nisur nga 8 qershori dhe me finalen e madhe që do të zhvillohet më 20 korrik, gjashtë ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024.


Në një edicion garues do të marrin pjesë nga katër pjesëmarrës, dy prej të cilëve do të kualifikohen në gjysmëfinale.


Pyetjet do të ndërlidhen kryesisht me përfaqësimin e ekipeve olimpike të Kosovës në Lojërat Olimpike, historinë e Lojërave Olimpike dhe Olimpizmin në përgjithësi.


KOK fton të gjithë të interesuarit që kanë njohuri për Olimpizmin, të aplikojnë dhe të testojnë njohuritë e tyre për sportin dhe njëkohësisht të garojnë për çmime të shumta.


ÇMIMI KRYESOR – hapja e llogarisë rrjedhëse dhe e kursimit në BKT Kosova, ku fituesit do i deponohen 1000 euro nga sponzori Premium BKT Kosova, ora e brendit Swatch e brenduar me logo të KOK-ut dhe LO Paris 2024, si dhe një fanellë e ekipit olimpik të Kosovës.


VENDI I DYTË – shpërblehet me orën e brendit Swatch e brenduar me logo të KOK-ut dhe Paris 2024, si dhe një palë tuta sportive të ekipit olimpik të Kosovës.


VENDI I TRETË – shpërblehet me orën e brendit Swatch e brenduar me logo të KOK-ut dhe Paris 2024 dhe një fanellë të ekipit olimpik të Kosovës.


Mos e humbisni këtë mundësi unike për të qenë pjesë e një eventi argëtues dhe edukues për lëvizjen olimpike.


Afati për të aplikuar për pjesëmarrje në kuiz mbetet i hapur deri më 7 qershor 2024 në ora 12:00.


Për të marrë pjesë në kuiz, ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit në linkun më poshtë:


LINKU PËR APLIKIM