+383 38 222 223 / [email protected]

Platforma Evropiane e Sportit 2024 në Prishtinë

Nën temën “Vlerat e sportit: ndërtimi i urave në një Evropë të bashkuar”, Platforma Evropiane e Sportit 2024 do të jetë një mundësi për të formësuar të ardhmen e sportit bazë në Evropë, duke diskutuar dhe shkëmbyer përvojat për të pajisur organizatat dhe klubet në analizimin e mënyrës se si shoqëria jonë mund të avancojë falë vlerave si: Integriteti, barazia dhe qeverisja e mirë në sport.


Sipas shkrimit të publikuar nga Organizata Jo Qeverive Sportive (ENGSO), do të jetë kjo gjithashtu një mundësi për të bashkuar dhe forcuar lëvizjen sportive evropiane për të diskutuar rolin dhe ndikimin e sportit në ndërtimin e komuniteteve më të forta dhe shoqërive më paqësore, gjithashtu përmes promovimit të vlerave të Bashkimit Evropian.


Edicioni i shtatë i ngjarjes kryesore të ENGSO – Platforma Evropiane e Sportit, do të mbahet në Prishtinë, më 21-23 nëntor 2024 dhe do të organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.