KosADA apo Agjensioni i Anti-dopingut i Kosovës, roli i së cilës është zhvillimi i programit të Anti-dopingut brenda territorit të Republikës së Kosovës, edukimi rreth anti dopingut si dhe implementimi i Kodit Botëror Anti-Doping, i cili përkohësisht është duke kryer aktivitetet e saj në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, e ku janë zhvilluar programet dhe politikat e anti-doping në pajtim me Kodin e Botëror Anti-Doping në bashkëpunim me KOK si dhe insitucionet e tjera të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh se numri i testimeve brenda dhe jashtë ndeshjeve/garave sportive është rritur, KosADA hap këtë thirrje publike për të rekrutuar bashkëpunëtorë të rinjë në cilësi të zyrtarëve për mbledhjen e mostrave të sportistëve.
Andaj përmes kësaj thirrje, KosADA informon të gjithë të interesuarit rreth iniciativës së rritjes së numrit të zyrtarëve për kontrollë të dopingut (15 persona, nga dy gjinitë) të cilët janë të gatshëm t’i bashkohen ekipës së anti-dopingut dhe të kontribuojnë për sport të pastër dhe pa doping.
Personat që aplikojnë duhet të plotësojnë formularin e aplikimit në linkun më poshtë dhe të dërgojnë atë të skanuar në emailin: [email protected] jo më larg se 03.05.2023.
Aplikacionet e pa plotësuara plotësisht dhe ato të dërguara pas datës 03.05.2023 nuk do të merren parasysh.
Kandidatët që aplikojnë duhet:
· Të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës të moshës mbi 18 vjet në ditën e mbylljes së thirrjes.
· Të jenë në gjenjde t’i dedikojnë së paku 15 ditë pune brenda një viti për kontrollë të dopingut.
· Të jenë në dispozicion të udhëtojnë në lokacione të ndryshme brenda vendit për misione të kontrollit të dopingut.
· Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim në gjuhët shqipe dhe angleze
· Të kenë aftësi të mira organizative dhe aftësi për të kryer shumë detyra njëherësh
· Të jetë i/e aftë për të punuar me saktësi nën presion dhe/ose me mbikëqyrje të kufizuar
· Të ketë aftësi operuese për të përdorur mjete të IT-së si tabletë dhe laptop/PC
· Të ketë interesim për sportin dhe anti dopingun
· Të mos ketë konflikt interesi në raport me sportistët
Pas shqyrtimit të formularëve të aplikimit, ne do të bëjmë një përzgjedhje të parë dhe do t’i ftojmë kandidatët për një intervistë 20-30 minuta online ose fizikisht.
Kandidatë të cilët e kalojnë këtë pjesë të procesit, do të ftohen në workshopin për zyrtarë të kontrollit të dopingut që do të mbahet në Prishtinë më 25-27 Maj 2023.
Kandidatët që ftohen në workshop e të cilët e kalojnë me sukses vlerësimin teorik, do të kalojnë përmes një procesi të vlerësimit praktik për (3) tre misione rradhazi të kontrollës së dopingut.
Kandidatët që marrin vlerësim pozitiv pas 3 misioneve të kontrollës së dopingut do të avansohen si zyrtarë të kontrollit të dopingut nga KosADA.