+383 38 222 223 / [email protected]

KOK mbajti punëtorinë për vetëdijësimin në ruajtjen e ambientit

Në kuadër të projektit “Komitetet Olimpike te Evropës po i afrohen neutralitetit të karbonit” (OCEAN), udhëheqëse e të cilit është zyra e Komitetit Olimpik të Evropës, stafi i KOK-ut ka mbajtur një punëtori (workshop) për vetëdijësimin në ruajtjen e ambientit.

Ligjërues ishte Ben Dida nga organizata “Climate Awareness Association”, i cili mbajti punëtorinë “Climate Fresk”, financuar nga Ambasada e Francës.

Krahas stafit, i pranishëm ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili foli për rëndësinë që kanë trajnimet e tilla, jo vetëm për stafin e KOK-ut, por për gjithë shoqërinë.


Iniciativa të tilla do të organizohen në vijim edhe nga KOK-u, si pjesë e projektit OCEAN edhe me komunitetin e sportit, si nismë për  edukimin dhe vetëdijësimin e popullatës në mbrojtjen e ambientit.