+383 38 222 223 / [email protected]

Kajakuesja Blandine Xhemajli pajiset me pasaportën e Kosovës

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur në takim kajakuesen, Blandine Xhemajli, e cila muaj më parë vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Xhemajli në fundjavë debutoi me Kosovën në garën ndërkombëtare “ECA Ëildëater Canoeing European Championships 2023”, të mbajtur në Matka të Maqedonisë së Veriut, ku u rendit në vendin e 21-të.

Presidenti Krasniqi falënderoi kajakuesen Xhemajli për vendimin e marrë, duke iu uruar prezantim të denjë të vendit tonë në garat ndërkombëtare.


Garuesja që tashmë ishte pajisur me pasaportën e Kosovës u shpreh e lumtur për pritjen dhe mundësinë e dhënë për të garuar për vendin tonë.

Xhemajli shoqërohej edhe nga nënkryetari i Federatës për Kajakim të Kosovës, Shkrep Balidemaj dhe prindi i saj, Mehdiu.