+383 38 222 223 / [email protected]

Drejtuesit e KOK-ut pritën kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Presidenti Krasniqi e falënderoi kryetarin Rama për bashkëpunimin e frytshëm në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe mbështetjen për sportin, derisa e njoftoi me projektet e ardhshme sidomos ato ndërkombëtare.

Kryetari Rama përgëzoi presidentin Krasniqin për punën, sukseset dhe zyret e reja, me ç’rast takoi edhe stafin e KOK-un.


Palët biseduan edhe për projekte të ndryshme të bashkëpunimit.