+383 38 222 223 / [email protected]

Dhjetëra sportistë elitarë shënuan 9 prillin – Ditën Ndërkombëtare për Lojë të Pastër

Dhjetëra sportistë elitarë i janë bashkuar shënimit të 9 prillit – Ditës Ndërkombëtare për Lojë të Pastër (Play True Day).

Organizuar nga Agjencia Botërore për Anti-Doping (WADA), Komiteti Olimpik i Kosovës bëri thirrje për sportistët tanë, të cilët përmes mesazheve bënë thirrje për lojë të pastër.

Mesazhet e tyra u publikuan edhe në faqet e KOK-ut në rrjetet sociale.


“Unë luaj pastër, sepse puna është çelësi i suksesit”, – ishte mesazhi i xhudistes numër një në renditjen botërore dhe olimpike, Distria Krasniqi, kategoria deri në 48 kilogramë.

Me mesazh erdhën edhe sportistë tjerë elitarë si xhudistët Nora e Akil Gjakova, mundësi Egzon Shala, skitarët Albin Tahiri e Arbi Pupovci, basketbollistët Dardan Berisha e Erjon Kastrati, etj, si dhe sportistë tjerë Shpresa Olimpike dhe drejtues të federatave sportive.